Shqipëri

Sistemet Dixhitale të Avancuara

Dixhitalizimi për të Mbështetur Spitalet dhe Klinikat Mjekësore

I shërbejmë nevojave tuaja duke krijuar një sistem dixhital të optimizuar me FCR, Printer dhe PACS. Ju mund të shfrytëzoni me rendiment maksimal spitalet dhe klinikat tuaja.

Duke u bazuar në nevojat e ndryshme te klinikave dhe spitaleve, ne mund të konfigurojmë një sistem fleksibël nga varieteti i gjërë i produkteve tona. Si rezultat, ju mund të përftoni imazhe dixhitale me cilësi të lartë të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën tuaj të punës dhe të rrisin produktivitetin.

Sistemi FCR - kompatibël me metoda të ndryshme imazherike

Për spitalet të cilat kanë nevojë për një varietet paisjesh X-ray, sistemi FCR ofron nje linjë të plotë lexuesish imazherik, ato të tipit me kasetë, tipin me built-in IP, si dhe ato me built-in IP por me përmase te vogël dhe të tipit tavolinë (table-type). Meqënëse tek sistemi FCR, lexuesi i imazhit është i pavarur nga paisja X-ray, nuk është e nevojshme që ju të instaloni disa lexues imazhesh për të lexuar IP-të nga disa paisje X-ray të ndryshme. Bashkë me CR Consolen dhe printerin DRY, ju mund të zgjidhni se cilat paisje të instaloni në bazë të nevojave dhe buxhetit tuaj.

Një sistem me specifika të larta - përmirëson produktivitetin e veprimtarisë tuaj me X-ray

Sistemi FCR mundëson prodhimin e imazheve të qëndrueshme me rezolucion të lartë duke përdorur teknologji të avancuar imazherike. Si rezultat, imazhet e papërdorshme dhe të panevojshme mbahen në minimum duke mundësuar nje rrjedhë pune efektive. Gjithashtu, leximi me shpejtësi të lartë i imazhit është i mundur pa nevojën e një dhome të errët, duke paraqitur menjëherë imazhin në monitor. Kjo është shumë efektive për spitalet të cilat kanë nevojë që të realizojnë shumë imazhe X-ray në veprimtarinë e tyre ditore.

Një sistem për qëllime të përgjithshme - për përdorim me paisje DICOM-kompatibël dhe jo kompatibël.

Sistemi jonë dixhital është kompatibël me DICOM, një standart global për paisje mjekësore. Paisjet tona janë përdorur ne situata të ndryshme me fleksibilitet dhe kompatibilitet të lartë. Paisjet non-DICOM mund të lidhen lehtësisht me printerat tanë DRYPIX, ose me sistemin tonë SYNAPSE PACS nëpërmjet ndërfaqes DRYPIX LINK, duke siguruar përdorim të plotë të paisjeve tuaja.

Menaxhimi i integruar i të dhënave të imazheve. Përdorimi i një database të përbashkët brenda një spitali

Në spitale, të dhënat e imazherike po rriten me rendin e rritjes së numrit të pacientëve. Secila nga këto të dhëna është e rëndësishme për diagnostikimin e pacientëve. Prandaj, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që te menaxhohen dhe të përdoren këto të dhëna në mënyre efiҫente. Fujifilm propozon SYNAPSE, një gjeneratë e re në sistemet e imazherisë mjekësore, i cili përpunon dhe ruan imazhet në mënyrë te centralizuar brenda një spitali. Si rezultat, imazhet mund të merren në server nga cilido departament që ndodhet në rrjetin e spitalit dhe të shfaqen/printohen në ambjentet e departamentit të interesuar. Kjo eleminon nevojën e terheqjes dhe transportimit të filmave nga një departament në tjetrin.

Duke ndërlidhur disa SYNAPSE brenda një rrjeti, imazhet mund të shpërndahen midis disa spitaleve të ndryshëm. Si rrjedhoje, SYNAPSE ju mundëson që të krijoni rrjete ndër-spitalor si dhe rrjete lokale ne nivel qarku. Duke përdorur këto rrjete, rezervimet e ekzaminimeve të pacientëve ekzistues si dhe pacientëve të rinj mund të bëhen lehtësisht dhe pa vonesa.

Një sistem Imazherik Mjekësor i besueshëm nga Fujifilm

Sistemi jonë FCR ka një histori prej mbi 25 vite arritjesh mjekësore, duke filluar që nga 1983 kur ne prezantuam paisjen e parë CR në botë. Që atëherë, ne kemi luftuar për të zhvilluar paisje dhe teknika mjekësore diagnostikuese me cilësi të lartë. Rekordi ynë shënon 43.000 Sisteme FCR dhe 36.000 printera të instaluar në botë që nga Qershori i 2006.

Advanced Digital Systems - Recommended System Solution