Fujifilm is helping make the world a better, healthier, and more interesting place. Learn more about what we’re about.
Seritë kompakte dhe me teknologji të lartë të lexuesave imazherik si FCR CAPSULA, PROFECT CS dhe VELOCITY U, mund të ngarkohen në automjetet mjekësore të ekzaminimeve. Eksperienca jonë e gjatë në sistemet e levizëshme të diagnostikimit mbështet nevojat tuaja.
Paisjet tona kompakte FCR mund të instalohen në hapësirat e limituara të një automjeti mjekësor dhe mund të operohen për të ofruar një mjedis mjekësor efektiv. Imazhet e përftuara mund të shfaqen menjëherë në Consolen CR ose të printohen në film për diagnostikim. Imazhi mund të ruhet në formë dixhitale në mediume të ndryshme për thjeshtësi transporti dhe memorizimi. Si rezultat i kësaj rrjedhe pune të përshtatshme, performanca e diagnostikimit rritet ndjeshëm.
PROFECT CS ka kontribuar në ekzaminimet mamografike në automjete. Dizajni i tij me 4 sirtarë kasetash e ka bërë këtë proces më të shpejtë sesa me produktet e tjera të ngjashme.
VELOCITY U përdor teknologjinë më të re HD Line Scan, e cila mundëson skanimin e një imazhi me rezolucion të lartë prej 100µm si dhe një shpejtësi të lartë prej 240 imazhesh/orë, pavarësisht përmasës së imazhit. Si rezultat, ajo mund të përdoret në situata të ndryshme diagnostikuese.
PROFECT CS lejon leximin e 4 kasetave njëkohësisht nëpërmjet dizajnit të saj me 4 sirtarë. Ajo përdor teknologjinë e leximit të dyanshëm dual-side për mamografinë dhe lexon një pllakë imazherike (IP) me rezolucionin 50µm me një shpejtësi prej gati 80 imazhe/orë (per përmasën 18 x 24 cm). Ajo mund të përdoret edhe për radiologjinë e zakonshme, me 100 µn, si dhe një shpejtësi prej 165 IP/orë.