Shqipëri

Imazheria Ortopedike

Dixhitalizim i cili mundëson edhe Imazhe me Përmasë të Madhe

Ekzaminimi i një zone të madhe - e gjithë shpina ose ekstremitetet e poshtme. Duke shmangur problematikat e ekzaminimeve të tilla si dhe duke ofruar një rrjedhë pune të këndshme.

Ne kemi përgatitur një kasetë me pamje te gjatë (long-view) për të përftuar një ekzaminim të një zone të gjërë në një imazh të vetëm, duke përdorur një software për bashkimin dhe kombinimin e imazheve të veҫanta në një të të vetëm.

Përftimi i imazhit të një zone të gjërë mund të realizohet me lehtësi

Kasetat "long view" nga Fujifilm, me përmasat 10" x 24", 14" x 34", dhe 14" x 50" mundësojnë që pllakat imazherike (IP) të futen për përpunim në lexuesin FCR, pa i hequr ato manualisht nga kaseta. Dizajni i thjeshtë dhe i lehtë bën që radiologët ti realizojnë me lehtësi dhe pa ndërprerje këto aplikime të veҫanta.

Nuk është e nevojshme që IP-ja të futet në një kasetë tjetër. Të gjitha kasetat përdorin një dizajn të patentuar që përmban disa "ҫelësa" në secilën anë të kasetës për të thjeshtuar rrjedhën e punës. IP-të brenda kasetave mbivendosen me 1" duke siguruar që asnjë patologji të mos humbet. Kasetat përmbajnë shënjuesa të cilët mundësojnë që softwari bashkues i Fujifilm të kompozojë automatikisht imazhet. Rrjetat Grid, mbështetësja vertikale dhe IP-të janë të disponueshme veҫmas nga kasetat.

  • Një kasetë 10" x 24" përmban të kombinuara 2 kaseta 10" x 12" dhe ka nevojë për 2 IP 10" x 12". Ideale për pacientë të vegjël.
  • Një kasetë 14" x 34" përmban të kombinuara 2 kaseta 14" x 17" dhe ka nevojë për 2 IP 14" x 17". Ekselente për aplikimet e skoliozës.
  • Një kasetë 14" x 50" konsiston në 2 kaseta te ndryshme, njëra 14" x 17" dhe tjetra 14" x 34". Kaseta 14" x 17" kombinohet me atë 14" x 34" duke përdorur një ҫelës në secilën anë për lehtësi në heqje gjatë përpunimit. Tre IP 14" x 17" nevojiten për këtë kasetë. Ideale për ekzaminimin e plotë të këmbëve ose aplikimeve të tjera ku kërkohet një pamje më e gjërë.

Kombinim dhe bashkim i menjëhershëm i disa IP-ve.

Softwari i Kombinimit Automatik nga Fujifilm mundëson shfaqjen e të gjithë shpinës ose të ekstremiteteve të poshtme në një imazh të vetëm.

  • Shfaq deri në 3 imazhe individuale.
  • Bashkon automatikisht imazhet duke "ngjitur"shënjuesit në imazhe. Mund të rregullohet edhe manualisht.
  • Imazhi përpunohet dhe shfaqet një imazh i optimizuar.

 

 

Për të përftuar një imazh optimal, bëhet korrektimi automatik i densitetit për kufijtë e IP-ve të kombinuara.

Problemet që zakonisht shoqërojnë softwarin e bashkimit të imazheve përfshijnë vështirësi në pozicionimin e imazheve si dhe diferencat në densitetin e imazhit të kompozuar. Përpunimi i avancuar i imazhit të kompozuar nga Fujifilm eleminon pozicionimin manual dhe kompenson diferencat në densitetin e imazhit. Softwari i bashkimit të imazheve nga Fujifilm mundëson përpunim më të shpejtë të ekzaminimit, besim më të madh në diagnostikim, si dhe interpretim më të shpejtë të imazhit.