Shqipëri

Imazheria për Kujdesin ndaj Shëndetit të Gruas

Dixhitalizimi do Përmirësojë Përpikmërine e Diagnostikimit të Kancerit të Gjirit

Teknikat revolucionare dhe eksperienca e gjatë na ka mundësuar të krijojmë një mamografi me preҫizion dhe rezolucion të lartë

FCR-ja jonë siguroi aprovimin per treg (PMA) nga Instituti Ushqimeve dhe Barnave (FDA). FCR ofron cilësi të klasit më të lartë botëror dhe një rrjedhë pune efektive. Gjithashtu, Fujifilm ka kontribuar në detektimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit të gjirit nëpërmjet promovimit të fushatës "Pink Ribbon" për të përmirësuar ndërgjegjësimin e femrave për këtë kancer.

Sistemi i mamografisë dixhitale FDR AMULET është i pajisur me një konvertues direkt FPD me një madhësi pixeli prej vetëm 50µm

AMULET është sistemi i parë në botë i mamografisë dixhitale që është i pajisur me detektorin revolucionar te Fujifilm me konvertim direkt FPD. FPD ka një strukturë paneli të patentuar e cila përfshin një shtresë dopio aSe (amorphus selenium) i cili ka aftësi ekstremisht të larta të përthithjes se rrezeve-X. Kjo është zhvilluar duke kombinuar dy teknologji te Fujifilm, DDT (Teknologjia e Zhvillimit të Paisjes) dhe VDT (Teknologjia e Depozitimit të Vakumit). Shtresa e parë e aSe konverton në mënyrë efiҫente rrezet-X në sinjale elektrike, kurse shtresa e dytë implementon teknologjinë unike DOP (Komutim Direkt Optik) e cila kap imazhe me rezolucion më të lartë dhe zhurmë më te vogël. Komutimi optik zëvëndëson ҫelësat eletrik ekzistues që përdoren në TFT konvencionale, për të mundësuar njëkohësisht madhësi pixeli 50µm (rezolucion shumë i lartë) si dhe mamograma me sa më pak zhurmë (noise). Sistemi AMULET FFDM bën të dukshme mikrokalҫifikimet dhe abnormalitetet e tjera në mënyrë shumë të detajuar, duke përmirësuar diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Diagnostikim i klasit botëror nëpërmjet një teknologjie imazherike me preҫision dhe rezolucion të lartë.

Realizohet një ekspozim në Pllakën Imazherike (IP) duke përdorur një paisje mamografike konvencionale. Mëpas IP-ja lexohet në lexuesin e pllakave imazherike PROFECT CS/ONE. PROFECT ofron teknologjinë me lexim të dyanshëm (DSR) me një rezolucion 50µm. Mëpas Consola CR optimizon automatikisht imazhin për diagnostikim. Consola gjithashtu suporton diagnostikim duke përdorur disa teknologji shtesë (disa opsionale) si auto-blackening, MFP (Përpunim në Multi-Frekuencë), DRC (Kontrolli Dinamik i Kufinjve) i cili optimizon pamjen e kufinjve të shtresës së lekurës duke rregulluar densitetin e imazhit, si dhe PEM (Përpunimi për Përmirësimin e strukturave në Mamografi) i cili ndihmon në detektimin e kalҫifikimeve të imëta.

Optimizim i rrjedhës së punës, nga këndvështrimi i një Radiologu

Për të mundësuar përdorimin më efiҫent te lexuesit, si dhe për të lehtësuar integrimin sa më të thjeshtë me rrjedhën e punës së një mamografie normale, PROFECT CS lejon që 4 pllaka imazherike (IP) të procesohen njëkohësisht duke rritur kështu produktivitetin. Lexuesi mund të integrohet plotësisht me ҫdo MIS ose me NBSS në mënyrë që të ofrojë funksionalitetet worklist.

MAMMOASCENT AWS-c

Një console e cila optimizon ekzaminimet tuaja mamografike me dizajnin dhe karakteristikat e saj të avancuara. Display imazhi multiopsional me karakteristika të ndryshueshme sipas nevojës - Monitori i tipit "Portret" mundëson që pjesa e sipërme e ekranit të ndahet në 1,2 ose 4 seksione për shikim të njëkohshëm të imazheve të pacientit. Pozicioni i imazheve në të majtë dhe në të djathtë mund të rregullohet në mënyrë automatike ose manuale si dhe mund të rregullohet densiteti dhe kontrasti për shikim optimal.

Output optimal për diagnostikim optimal

Të gjithë sistemet Mamografike FUJIFILM ofrojnë mundësinë për të transmetuar imazhet e tyre ne PACS, por kur kjo nuk përfshihet në sistem mund të përdoren printerat e thatë imazherik DRYPIX4000 dhe DRYPIX7000 të cilët printojnë imazhet mamografike në filma me rezolucion 50µm, aq sa ishin përftuar nga lexuesi FCR ose nga sistemi AMULET FFDM. Filmi imazherik i thatë nga FUJIFILM prodhohet duke përdorur metodën e parë në botë "emulsion tretës me bazë uji", e cila nuk përdor tretës organik të dëmshëm. Si rezultat, nuk ka aromë gjatë regjistrimit apo printimit të filmit.

Input/Output automatik i parametrave të ekspozimit

Parametrat e ekspozimit të mamogramës, sëbashku me të dhënat e pacientit si dhe përpunimin që aplikohet dërgohen automatikisht tek CR Consola e cila pastaj mund ti kalojë këto të dhëna në PACS ose në një printer të thatë imazherik. Kjo redukton nevojën për inpute manuale. Prandaj, nuk është e nevojshme që ju të fusni manualisht të dhëna për imazhet. (Ky opsion varion në bazë të prodhuesit të paisjes X-ray, ju lutemi kontaktoni me përfaqësuesin lokal).

Kontroll Efiҫent i Imazheve Hardcopy

Printing two images on one film (2 on 1 format), reduces hardcopy film usage

Imazhet e gjirit të majtë dhe të djathtë mund të printohen të dy në një film të vetëm 26cm x 36cm pa reduktuar madhësinë e tyre. Kjo redukton sasinë e filmave individual që printohen dhe redukton kohën e nevojshme për të pritur filmat.

Ne prezantojme teknologji që ofron besueshmëri dhe njihet botërisht

Sistemi i Radiografisë së Kompjuterizuar Fujifilm (FCR) I cili realizon përpunim imazhesh me rezolucion të lartë si dhe përmirësim te diagnostikimeve mamografike ka përftuar PMA (Aprovimin për Treg) nga U.S. FDA (Food and Drug Administration), i pari në botë për një sistem CR mamografie. FCR ishte gjithashtu edhe sistemi i parë që u aprovua nga NHSBSP (National Health Service Breast Screening Programme). Gjithashtu FCR plotëson kërkesat e rregullatorit EUREF (European Reference Organization for Quality Assured Breast Screening and Diagnostic Service).

Një vështrim më i thellë

Mbështesim shëndetin e gruas

Gjithnjë e më shumë femra po i mbijetojnë kancerit të gjirit, falë avancimeve mjekësore.

Sistemet e Mamografisë Dixhitale - Konfigurimi i Rekomanduar i Sistemit