Shqipëri

Imazheria Radioterapeutike

Një Pllakë Imazherike (IP) me Rezolucion të Lartë për Saktësi në Përcaktimin e Zonës që do Trajtohet

High-tech and proprietary ideas that support pinpointing the treatment area

Një nga proceset e rëndësishme të radioterapisë është procesi i konfirmimit të pozicionit duke përdorur një simulator X-ray përpara ekspozimit ne rreze-X. Në këtë proces, kaseta e tipit PC dhe teknologjia FCR e përpunimit të imazhit mund të përdoren për ta bërë më të qartë kontrastin e imazhit.

Një kasetë me qëllim të specializuar, e tipit PC, realizon një kontrast të qartë duke mundësuar përcaktimin e saktë të zonës që do trajtohet.

Në procesin e konfirmimit të pozionit, përpara ekspozimit aktual në rreze-X, ka qënë e vështirë të përftohet kontrasti i duhur për shkak te nivelit të lartë të eskpozimit ne rreze-X.

Kaseta e veҫantë e tipit PC e ka zgjidhur këtë problem. Ajo përdor plumbin si veshje të brendshme të pllakës për të rritur ndjeshmërinë. Gjithashtu, ajo përdor një mekanizëm adeziv për të forcuar ngjitjen e kësaj pllake me IP-në. Si rezultat, përftohen imazhe me kontrast të qartë për siguruar përcaktimin e saktë të zonës që do trajtohet.

Përpunimi FNC (Flexible Noise Control) siguron reduktim të zhurmës dhe imazhe me më shumë imtësi për diagnostikim më të saktë.

Përpunimi FNC redukton zhurmën dhe përmirëson ndjeshëm imtësitë e imazhit duke siguruar kshu një imazh më të qartë për diagnostikim të detajuar.

Përpunimi konvencional
Perpunimi FNC (Kontroll Fleksibël i nivelit të Zhurmës/Noise)