Fujifilm is helping make the world a better, healthier, and more interesting place. Learn more about what we’re about.
Hapësirë e vogël por perfomancë e lartë
Dixhitalizimi ka mundësuar efiҫencë të lartë si dhe kursim hapësire në klinika dhe spitale. Ai gjithashtu ka sjellë bashkë imazhe X-ray me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme, si dhe ka eleminuar nevojën për përpunim të filmit në dhoma të errëta. Përpunimi i imazhit është një proces i pastër si dhe bën të mundur një diagnostikim efiҫent.
Ky sistem i imazherisë mjekësore është gati për tu instaluar si sandart i ri ne klinikat dhe spitalet tuaja.
Sistemi i Imazherisë Mjekësore mund të konfigurohet thjeshtë, duke instaluar bashkë me paisjen tuaj X-ray ekzistuese, një lexues FCR, nje CR Console si dhe një printer. Ky printer përdor film të thatë për të prodhuar imazhet, prandaj nuk ka nevojë për një dhomë të errët si në rastin e sitemeve konvencionale, duke kursyer kështu hapësirën. Gjithashtu imazhi i skanuar mund te ruhet në mënyrë dixhitale pa patur nevojë të printohet, prandaj nuk nevojitet shumë hapësirë.
Në sistemet konvencionale, përftimi i një cilësie imazhi të qëndrueshme ka qënë e vështirë, si dhe përcaktimi i kushteve të ekspozimit X-ray ka qënë i ndërvarur nga eksperienca e radiologut. Megjithatë, në sistemin FCR, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë imazherike më moderne, përftohet një cilësi e lartë dhe e qëndrueshme e imazhit. Imazhet mund të përpunohen mëtej në CR Console, duke rregulluar parametrat ose duke përdorur teknika të specializuara të përpunimit të imazhit, për të përftuar një imazh optimal për diagnostikim të saktë.
Konfigurim Sistemi 01
Konfigurim Sistemi 02