This website uses cookies. By using the site you are agreeing to our Privacy Policy.

Shqipëri

Filozofia e Korporatës

Filozofia e Korporatës – Vlerat e pandryshueshme të Grupit Fujifilm

Ne përdorim teknologjitë më moderne, teknologji të cilat i kemi në pronësinë tonë, për të ofruar produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë që ndihmojnë zhvillimin e kulturës, shkencës, teknologjisë dhe industrisë dhe gjithashtu përkujdesjen ndaj e shëndetit dhe mbrojtjen e mjedisit në shoqëri. Qëllimi ynë kryesor është të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve në mbarë botën.

Ne japim kontributin tonë për të shtuar vlerat nëpërmjet harmonizimit të teknologjive prioritare parësore si dhe zbulimit të teknologjive me cilësi të lartë që sigurojnë besimin dhe kënaqësinë e klientëve tanë.

Përmes këtyre përpjekjeve ne kërkojmë të kapërcejmë kufijtë e fundit të “Imazhit dhe Informimit” për të çuar përpara zhvillimin e kulturës, shkencës, teknologjisë dhe industrisë në shoqëri dhe për të përmirësuar edhe më shumë shëndetin dhe mbrojtur ambientin.

Filozofia e re e korporatës sonë bazohet në vetëdijen që misioni ynë, nëpërmjet veprimtarive mbështetëse të korporatës, është të kontribuojë në mënyrë bindëse në krijimin e një shoqërie ku të gjithë njerëzit në botë të kenë një jetë të pasur shpirtërore dhe materiale, si dhe të karakterizohen nga një ndjesi e plotë kënaqësie. 

Vizioni –Idealet e Grupit Fujifilm

Shigetaka Komori Chairman and Chief Executive Officer

Mbështetur në një kulturë korporate të hapur, të drejtë dhe të qartë, e shoqëruar me përdorimin e teknologjive te reja revolucionare, Fujifilm është i vendosur të mbetet një kompani lider duke marrë përsipër me guxim sfidat e zhvillimit të produkteve dhe krijimit të vlerave të reja.

Synojmë të krijojmë një kulturë profesionale të hapur, të favorshme dhe të qartë për të na mundësuar të shquajmë faktet objektive në mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, të marrim vendime racionale dhe të vazhdojmë të çojmë përpara me kurajë sfidat e marra përsipër.

Me këtë fryme të korporatës, ne kërkojmë të promovojmë teknologjitë tona parësore dhe të zhvillojmë produkte e shërbime inovative të cilat të mund të fitojnë besimin e klientit dhe të sigurojnë kënaqësinë e të qenit një kompani e fuqishme, e cila krijon vazhdimisht vlerë të shtuar dhe ushtron rol udhëheqës drejt rrugëve të reja.