This website uses cookies. By using the site you are agreeing to our Privacy Policy.

Shqipëri

Fujifilm në Evropë

Fujifilm fillimisht ka depertuar në tregjet e huaja kryesisht përmes bisnesit në fushën e fotografisë “Imaging Solutions”. Në vitin 1966 kjo kompani krijoi një degë kryesore në Gjermani e cila do të menaxhonte dhe do të ishte në krye të gjithë funksioneve për rajonin e Europës. Gjithashtu në vitin 1982 krijoi një fabrikë prodhimi në Hollandë e cila kishte si funksion kryesor prodhimin e letrës dhe të filmave me ngjyra.

Në ditët e sotme, FUJIFILM Europe GmbH (Dusseldorf, Gjermani) vepron si një administratë strategjike për rajonin dhe mbështet kompanitë e tjera të grupit në rajonin e Europës duke përcaktuar strategjitë marketing të korporatës.Në të njejtën kohë, FUJIFILM Europe B.V. (Tilburg, Hollandë) mbulon funksionet e logjistikës, financës dhe auditin (prokurimet) për të gjithë tregun Europian.

Fujifilm gjithashtu vepron në disa fusha prodhimi për të gjithë rajonin, në mes tyre FUJIFILM Manufacturing Europe B.V. ne Tilburg, Hollandë, si bazë kryesore e prodhimit të letrës dhe pllakave offset në Europë. Gjithashtu përmendet dhe FUJIFILM Hunt Chemicals Europe N.V. (Kruibeke, Belgjike), si prodhues kimikatesh për tregun fotografik dhe artin grafik.

Sot, Fujifilm vepron në më tepër se 55 kompani si pjesë të grupit në Europë dhe ka të punësuar më shumë se 4.000 punonjës të angazhuar në R&D, në industrinë e prodhimit, shitjes dhe suportin teknik. Në të gjithë Europën, Fujifilm i shërben një game të gjerë industrie përfshirë industrinë mjekësore, të shkencës, arteve grafike, materialeve elektronike, kimike, optikë, medias së regjistrimit, kinematografisë dhe teknologjisë fotografike.

Pikat e shpërndarjes në Europë