This website uses cookies. By using the site you are agreeing to our Privacy Policy.

Shqipëri

Materiale Shumëfunksionale

Për të krijuar produkte tërheqëse dhe të besueshme, prodhuesit e ekraneve të sheshtë nga e gjithë bota mbështeten në filmat tonë me performancë të lartë.

Përmbledhje

Përdorimet e ekranit LCD
Përbërja e ekranit LCD

Furnizimi i tregut në rritje për panelet LCD (Ekran me kristale të Lëngëshme)

Ekranet me kristale lë lëngshme (LCD) sa vjen e bëhen më të kërkuar për televizorët dhe kompjuterët personalë. Ato janë të domosdoshëm për telefonat celularë dhe shumë veprime të tjera me ekrane. Përdorimi LCD parashikohet të dyfishohet në vitin 2011 në krahasim me vitin 2007, duke e matur këtë tregues me njësi për metër katror. Fujifilm përmes rritjes së teknologjive tona te fotofilmit eshtë shndërruar në një lider në furnizimin e filmave me performancë të lartë për prodhuesit LCD.

Për një fotografi që nuk është e lodhshme për sytë

Njerëzit duan ekrane LCD që janë të bukur dhe nuk janë lodhës për sytë. Katër filmat tonë me përformancë të lartë - WV, Fujitac, CV dhe Transer- ndikojnë në arritjen e këtyre qëllimeve. Për shembull, Fujitec mundëson që drita nga pas të kalojë përmes ekranit për të siguruar një figurë më të pastër dhe më tërheqëse. Filmi Fujitac është një ndër filmat e rrallë në botë me këtë aftësi. Prania e këtij produkti në tregun e filmave mbrojtës për polarizimin e LCD është rreth 80%.

Përmirësimi i cilësisë së imazhit LCD

Filmi jonë WV zgjeron këndin e shikimit në ate mënyrë sa bëhet i mundur edhe shikimi i imazhit nga pozicion diagonal. Fujifilm ka një pjesë të madhe të tregut me filmat WV. Filmi ynë CV pakëson reflektimin dhe shkëlqimin, në këtë mënyrë ekrani mund të shikohet në ambiente me shumë ndriçim, si p.sh. në ambientet e jashtme. Duke kontrolluar dritën dhe ngjyrat në ekranet LCD, filmat tanë i shtojnë cilësinë dhe efektshmërinë produkteve LCD.

Investimi për të plotësuar kërkesën në rritje

Ndërsa rritet përdorimi i ekraneve LCD, ne po rrisim gjithashtu edhe mundësinë tonë për të plotësuar kërkesën botërore për filma me cilësi të lartë. Për prodhimet Fujitac kemi ndërtuar tre impiante në ishullin të Kyushu në Japoni jugore dhe jemi plotësuar me një impiant të katërt në Kanagawa, afër Tokios. Për prodhimin e filmit WV jemi duke ndërtuar një fabrikë të re në Shizuoka, në Japoninë qendrore. Ne kemi kryer investime të përbashkëta në këto impiante prej rreth 300 bilion yen që nga viti 2000.

  • Filma mbrojtës Fujitac për polarizues
  • Film WV për të zgjeruar këndin e shikimit
  • Fil Transer për prodhimin e filtrave të ngjyrës.