This website uses cookies. By using the site you are agreeing to our Privacy Policy.

Shqipëri

Recording Media

Njerëzit përdorin prodhimet tona të mjeteve regjistrimit (media recording) çdo ditë, në shtëpi dhe në punë. Institucionet qeveritare, bankat dhe organizata të tjera varen nga teknologjia back up me regjistrim për të ruajtur të dhëna,të cilat lejojnë rimëkëmbjen e shpejtë të informacionit në rast ndërprerjeje.

Përmbledhje

Kasetat për ruajtjen e të dhënave. LTO Ultrium është një markë e regjistruar e IMB, Hewlett-Packard dhe Quantum
Kaseta nanokubike të Fujifilm është aq e hollë, sa është njëlloj sikur të përhapësh një litër bojë mbi sipërfaqen e një zone të madhe sa katër fusha futbolli.

Ruajtja e sigurt e të dhënave

Kasetat për ruajtjen e të dhënave përdoren gjerësisht në qendrat e të dhënave që përpunohen nga ndërmarrje të mëdha, si për shembull institucionet financiare dhe firmat e kërkimit. Në aplikime të tilla, sistemet e ruajtjes kanë për qëllim të ulin kohën joproduktive të sistemeve informatike në më pak se 5 minuta në vit. Vëllimi gjithnjë e në rritje i të dhënave kërkon përmirësime të vazhdueshme në kapacitetin ruajtës si dhe rritjen e shpejtësisë, duke pasur parasysh formate të përshtatshme, të sigurta, vendosur në hapësira të kursyera.

Teknologjia nanokubike e Fujifilm zmadhon kapacitetin e ruajtjes

Teknologjia nanokubike në pronësinë tonë është duke zmadhuar kapacitetin e ruajtjes së kasetës magnetike që përdoret në arkivat kompjuterike. Për të ruajtur më shumë të dhëna në një hapësirë më të vogël, teknologjia nanokubike ka krijuar veshje shumë të hollë prej 50 nanometer (Një nanometër është 1 e bilionta e metrit) copëzash magnetike mikroskopike. Për të siguruar performancën optimale, prodhuesit botëror të kasetave i besojnë kasetave magnetike për arkivim të dhënash të prodhuara me teknologjinë nanokubike të Fujifilm.

Produktet e ruajtjes së të dhënave janë rreth nesh

Produktet moderne Fujifilm për audio, video dhe ruajtjen e të dhënave, përfshijnë disqet Blu-ray, DVD media, pajisjet e memories xD – Picture Card dhe videokasetat. Ne vazhdojmë të rrisim kapacitetet, të rrisim besueshmërinë dhe përmirësojmë komoditetin për të plotësuar kërkesën në rritje për zgjidhjen e problematikës së ruajtjes dhe magazinimit të të dhënave.

  • LTO Ultrium data cartridges
  • Data cartridges for IBM 3592