This website uses cookies. By using the site you are agreeing to our Privacy Policy.

Shqipëri

Sisteme Grafike

Së bashku me zgjidhjet për printimin në format të gjerë dhe dixhital, Fujifilm siguron zgjidhje të përparuara për fazat e shumta të procesit të printimit Offset, që nga para-printimi tek printimi.

Përmbledhje

Computer-to-plate system
Shtimi i kërkesës për sistemi computer-to-plate
FUJIFILM Manufacturing Europe BV, Tilburg, Holanda (Prodhimi i lastrave CTP dhe materiale të tjera)
Shërbime printeri sipas kërkesës dhe server printimi

Workflow

Fujifilm ofron një sistem programimi kompjuterik state-of-the-art të quajtur XMF i cili merr përparësi në industrinë e teknologjive më të fundit, për të përkrahur me maksimumin e efektshmërise dhe fleksibilitetit në menaxhimin e printerëve kompleksë, ne mjediset e integruara të printimit.

Printimi dixhital

Fujifilm po drejton revolucionin e printimit dixhital, përmes ndërthurjes së teknologjisë së tonerit të saj dhe teknologjinë inkjet, në bashkëpunim me XMF workflow e saj, për të ndihmuar ata që printojnë të shtojnë kërkesën për printime efektive, shtypur në një kohë sa më të shkurtër.

Printimi në format të gjerë

Mbështetur mbi trashëgiminë e shpërndarjes së bojërave dhe ekrane për tregun e printimit me ekran, Fujifilm ka krijuar aftësi unike edhe ne teknologjinë inkjet,aq sa kompania është bërë furnizuesja e parë në tregun e sistemit flatbed inkjet në formatet e mëdhenj.

Mjetet e komunikimit me Format të Gjerë

Fujifilm, si pjesë e Euromedias, furnizon një varg të gjerë mediash, bojëra dhe mjete përdorimi për të gjithë llojet e përdorimeve të printimeve të formatit te madh, duke ofruar bashkë me mbështetjen teknike edhe prodhime grafike dhe printime.

Sistemet CTP

Falë një game të gjerë zhvilluesish të lastrave, procesorësh dhe kimikatesh të lidhura me veprimtarinë e para-printimit, Fujifilm është në gjendje të ofrojë zgjedhje të etapës së prodhimit të lastrës për përdorimet B2, B1 dhe VLF, duke u mbështetur si në teknologjitë me lastra polimere, ashtu edhe në ato termike.

Lastrat

Përmes lastrave termike atyre violet, Fujifilm ofron zgjidhje të paracaktuara për të ndihmuar printerët të rregullojnë cilësinë dhe efektshërinë e prodhimit të këtyre lastrave. Ne veçanti, teknologjitë e kompanisë të cilat nuk kërkojnë asnjë punim dhe zvogëlojnë përdorimin e prodhimeve kimike, ndihmojnë tipografët të zvogëlojne ndikimin e tyre në mjedis.

Solucionet për shtypshkrime

Fujifilm ka një traditë të gjatë në zhvillimin e kimikateve për shtypshkrimin offset, me gamë të gjerë materialesh, larës, veshje, spërkatës, silikonë, ngjitës dhe ndihmës të tjerë, krijuar për të ndihmuar tipografët të përmirësojnë procesin e shtypshkrimit offset.

Sistemet e Provës

Mbështetur në tonerin me ngjyrë të menaxhuar si dhe ne sistemet e printimit inkjet Fujifilm ofron një seri të gjerë të zgjidhjes për korrigjimin e bocave (duke furnizuari me kompjuterë, programe kompjuterike, bojëra dhe mjete komunikimi), si dhe zgjidhje për provën e butësisë dhe provën virtuale 3D, si pjesë e XMF workflow.

  • Workflow
  • Printimi dixhital
  • Printimi me Format të Gjerë
  • Media me Format të Madh
  • Sistemet CTP
  • Lastrat
  • Solucionet për shtypshkronja
  • Sistemet e provës