Shqipëri

Zyrë dhe Industri

Ekspertiza jonë fotografike ka çuar në ndryshueshmërinë ndaj materialeve fotorezistente dhe të bojërat inkjet për printim. Eksperienca jonë në kuptimin e përbërjes së materialeve, na ka frymëzuar në punën tonë për prodhimin e filtrave me pore të vogla, të cilat përdoren në procesin e fermentimit dhe në mjekësi.

Përmbledhje

Koka e printerit industrial inkjet përdor teknologjinë piezoelektrike
Mikrofiltri që përdoret për të hequr shkumën e majasë nga birra me fuci
Sistemi i kontrollit dixhital me rreze-X, për testimin jodestruktiv
Ruajta e sigurt e pasurive historike me mikrofilm
Letra e printimit inkjet e Fujifilm

Materiale kryesore për fabrikimin e çipit gjysmëpërçues

Gjysmëpërçuesit janë një biznes prej 30 trilion yen në vit dhe 3 trilion yen nga kjo shumë e zënë materialet që përdoren për të prodhuar gjysmëpërçuesit*. Pjesa më e madhe e këtyre materialeve kyçe – kimikate fotorezistente, për shpëlarje dhe zhvillim – janë prodhime të Fujifilm. Meqenëse gjysmëpërçuesit u bënë më të ndërlikuar, ne po zgjerojmë kërkimet tona për të plotësuar nevojat e industrisë. Blerjet janë duke përshpejtuar zgjerimin tonë global.

Që nga viti 1983 Fujifilm ka prodhuar dhe tregtuar fotorezistentin, i cili përdoret për të gdhendur qarqet e vegjël në çipe. Në vitin 2004 blemë sektorin e Arch Chemical Microelectronic Materials, i cila zhvillon, prodhon dhe shpërndan produkte të veçanta për industrinë e gjysmëpërçuesve. Në vitin 2005 blemë 50% të Planar Solutions, një lider në teknologjinë e shpëlarjes CMP (Planarizimi kimik dhe mekanik), të cilët përdoren për të pastruar mbështjelljen me silikon. Në vitin 2006 hapëm një fabrikë në Kinë për të prodhuar kimikate për zhvillimin e fotografive për proceset gjysmëpërçues.

* Shifra të përafërta të vitit 2006

Koka printeri Inkjet dhe bojëra

Meqenëse përherë e më shumë njerëz dhe biznese përdorin printimet inkjet, ne po zgjerojmë mundësinë tonë për të plotësuar kërkesën globale. Përveç zhvillimit të teknologjive tona të reja të ngjyrës dhe pigmentit për të prodhuar bojëra, në vitin 2005 ne blemë Sericol-in, një prodhues kryesor i bojës në industrinë inkjet. Shpejtësia e lartë e tharjes e teknologjisë UV inkjet Sericol,forcuar për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve UV,bën të mundur tharjen e shpejt, gjë që përmirëson dhe cilësinë e printimit. Në vitin 2006 ne morëm edhe Avecia-n, një lider në prodhimin e bojërave e pigmenteve për printerat inkjet. Gjithashtu, në vitin 2007 blemë Dimatix-in, prodhuesin kryesor të kokave për printerët industrialë inkjet. Duke integruar këto fusha përvoje, ne po zhvillojmë produkte të reja me cilësi shumë më të mirë dhe po përforcojmë gjithashtu edhe pozitën tonë në tregun e inkjet-it.

Mikrofiltrat që mundësojnë ambalazhimin e birrës në shishe

Mikrofiltrat Fujifilm përdoren në shumë industri. Ata sigurojnë ujë shumë të pastër, i cili shërben për të prodhuar LCD-të (kristalet e lëngshëm) dhe përbërës të tjerë elektronikë. Ata filtrojnë majanë gjatë fermentimit të pijeve alkoolike, duke mundësuar që birra e papasterizuar e fuçisë të ambalazhohet në shishe dhe kanaçe. Gjithashtu, ato përdoren në proceset farmaceutike, për shembull për të hequr pjesëzat e rrezikshme nga përtretja e solucionit Ringer.

Kontrolli me rreze-X për tesimin jo-destruktiv

Sistemet tona dixhitale më rreze–X i shërbejnë si industrisë, ashtu dhe mjekësisë. Rrezet-X mund të zbulojnë defektet e brendshme, duke lejuar testimin jo-shkatërrimtarë (NDT) të produkteve dhe strukturës. NDT është i përkryer për të mbajtur makineritë jet dhe për të kontrolluar integritetin strukturor të ndërtesave. Sistemet NDT të Fujifilm përdoren gjerësisht në gjeneratën e industrive aeronautike, automatike dhe elektrike. Zgjidhjet tona për Mikrofilmat përfshijnë integrimet dixhitale, që e lejojnë imazhin të shihet në internet. Gjithashtu Fujifilm ka integruar tek mikrofilmat sistemet elektrike të mbrojtjes së të dhënave për qeveritë dhe bizneset.

Mikrofilmi ndihmon për administrimin e dokumentave në erën dixhitale

Mikroflmi ka një jetëgjatësi shërbimi arkivor prej rreth 500 vjetësh. Zgjidhjet Fujifilm të skanimit të mikrofilmave dhe filmave, ndihmojnë organizatat të ruajnë dhe administrojnë të dhënat. Për pasuritë kulturore dhe dokumentet historikë mikrofilmi me rezolucion të lartë ndihmon ruajtjen e hapësirës për arkivim dhe u lejon më shumë njerëzve të shikojnë këto imazhe të pazëvendësueshme në mënyrë më të sigurt.

Nga letra e printerit inkjet tek filmi me matje presioni

Letrat tona të printimit inkjet njihen për ngjyrat e ndezura dhe qartësinë e imazhit. Gjithashtu ne prodhojmë letra të ndjeshme ndaj presionit, të cilat përdoren në shumë mënyra,përfshi këtu edhe letrat e ndjeshme ndaj nxehtësisë, që përdoren në printerët e vegjël termikë. Filmi ynë i matjes së trysnisë nxjerr ne pah ndryshimet e presionit të ushtruar. Përgjithësisht kjo përdoret për të dalluar kontaktin mes dhëmbëve nga dentisti dhe për të rregulluar lidhjet artificiale të gjymtyrëve. Aplikimet tona industriale përfshijnë matjen e gomave dhe testin e përplasjes mes makinave.

  • Materiale elektronike
  • Bojëra për përdorim konsumator të printerëve inkjet
  • Koka inkjet për printerat industrialë