Shqipëri

Qasja jonë drejtë CSR

Qasja jonë drejtë CSR

Fujifilm Holdings mbështet Filozofinë e Korporatës Fujifilm dhe sqaron përafrimin e Grupit Fujifilm drejtë CSR, si një metodë për të përmbushur përgjegjësitë sociale të kompanisë, të cilat janë kryesore për këtë filozofi.

 

Qasja e Grupit Fujifilm me CSR

Qasja e Grupit Fujifilm me CSR është të japë ndihmesën e saj në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë duke zbatuar në praktikë Filozofinë e Korporatës së Grupit Fujifilm dhe të realizojë vizionin e saj nëpërmjet veprimtarive të drejta dhe të sinqerta të biznesit.


Ne do të:


1. përmbushim përgjegjësitë tona ligjore dhe ekonomike dhe do t’i përgjigjemi kërkesave të shoqërisë, duke kontribuar si qytetarë të bashkësisë për zhvillimin e kulturës dhe teknologjisë në shoqëri dhe në ruajtjen e ambientit.

2. rivlerësojmë vazhdimisht nëse veprimtaritë tona CSR i përgjigjen siç duhet kërkesave, pritshmërive të shoqërisë dhe nëse këto aktivitete janë kryer siç duhet nëpërmjet dialogut me grupet e interesit duke përfshirë klientët, aksionarët, investitorët, punonjësit, bashkësinë vendore dhe partnerët e biznesit.

3. të rrisë transparencën e korporatës duke zbuluar të dhëna në mënyrë aktive për të përmbushur përgjegjësitë tona për aktivitetin e biznesit tonë.