Shqipëri

Dy çmime të fituara nga Fujifilm në EISA Awards 2016 me aparatin Fujifilm X-Pro2 dhe lentet WR Fujinon XF100-400mm F4.5-5.6 R LM OIS

15.08.2016

 

FUJIFILM Corporation (President: Kenji Sukeno) është entuziast për lançimin e dy produkteve të reja, kamerës dixhitale Fujifilm X-Pro2 dhe Fujinon XF100-400mmF4.5-5.6 R LM OIS lente WR, të cilat u kurorëzuan edicionin më të ri të EISA Awards 2016 (Shoqata Europiane e Imazhit dhe Zërit).

Seria X e kamerave dixhitale Fujifilm ka triumfuar vazhdimisht në çmimet EISA për 5 vitet e fundit, ku kamera "Fujifilm X100" ka fituar çmim në vitin 2011, "Fujifilm X-Pro1" në vitin 2012, "FUJIFILM X100S" në vitin 2013, çmim i dyfishtë në vitin 2014 për kamerën "Fujifilm X-T1" dhe lentet "Fujinon XF56mmF1.2 R" lente, si dhe çmim i dyfishtë në vitin 2015 për kamerën "Fujifilm X-T10" dhe Lenten "Fujinon XF16-55mm R LM WR".

1. ÇMIMI EUROPIAN I SISTEMIT TE KAMERES PROFESIONALE ME KOMPAKTE 2016-2017 - "Fujifilm X-Pro2" Kamera Dixhitale pa pasqyrë (Mirrorless)

Fujifilm X-Pro2 është ëndrra e forografëve dokumentues profesionistë si dhe e fotogravëve të rrugës (street photographers). Me sensorin e ri 24.3 milionë pixel X-Trans CMOS ™ III, X-Pro2 sjell fotografi tepër të detajuara që mund të përpunohen mëtej me opsionin e Fujifilm të simulimit të filmit real.

Multi-Viewfinderi unik hibrid kombinon një viewfinder elektronik me një viewfinder optik që përfshin një rangefinder elektronik, ndërsa trupi i ndërtuar dhe I izoluar për ti rezistuar motit, premton shkrepje të besueshme në të gjitha kushtet. E fundit, por jo më pak e rendesishme, Fujifilm X-Pro2 është i rrufeshëm në veprime me deri në 8fps shkrepje të vazhdueshme si dhe shkrepje elektronike me shpejtësi deri në 1 / 32.000 të sekondës.

2. ÇMIMI EUROPIAN I SISTEMIT ME KOMPAKT TE LENTEVE ME ZMADHIM 2016-2017 - “FUJINON XF100-400mmF4.5-5.6 R LM OIS WR” X Mount, lente të çmontueshme

Fujinon XF100-400mmF4.5-5.6 R LM OIS WR është një lente me super zoom super që jep një diapason ekuivalent me 150-600mm kamerat Fujifilm me sensor APS-C. Është një plotësues shumë i mirë kamerën e re X-T2, duke i dhënë përdoruesve të sistemit X akses në fotografitë e sportit dhe fotografisë kafshëve të egra. Teknologjitë më të fundit, përfshirë xhami ED, ofrojnë cilësi të shkëlqyer të imazhit, edhe kur lentja përdoret plotësisht e hapur dhe autofokusi është i heshtur (silent) dhe shumë i shpejtë. Lentja është shumë e lehtë për kategorinë e saj, por cilësia e ndërtimit është shumë e lartë dhe me izolim ndaj kushteve atmosferike. Me stabilizimin optik efektiv, ajo është e lehtë për t'u përdorur pa një tripod.

Fujifilm do të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të shkëlqyera që adresojnë nevojat e përdoruesve, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kulturës fotografike.

* EISA (Shoqëria Europiane e Imazhit dhe Zërit) është shoqatë e 50 revistave të interesave të veçanta nga 20 vende evropiane. Në qershor të çdo viti, redaktorët nga të gjitha revistat anëtare të EISA takohen për të vendosur se cili prej produkteve të analizuara në botimet e tyre gjatë vitit të kaluar meritojnë çmimin aq të lakmuar “EISA Award”. Gjashtë kategoritë në konsideratë janë: Audio, Home Theater, Elektronikë Brenda makinës, Elektronika Mobile, Fotografia dhe Videoja.

 

Për pyetje në lidhje me këtë komunikim për shtyp, kontaktoni:

Kontakti për mediat:
FUJIFILM Corporation
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun
TEL: +81-3-6271-2000

Kontakti për klientët:
Ju lutemi kontaktoni përfaqësuesin e Fujifilm për rajonin tuaj. Për informacione në lidhje me përfaqësuesit dhe distributorët e Fujifilm, ju lutemi aksesoni linkun e mëposhtëm
http://www.fujifilm.com/worldwide/

 

Topics:
  • Digital Cameras