Shqipëri

Dylbi për një fushë të qëndrueshme dhe pamje me zmadhim të lartë

27.11.2018

FUJIFILM ka prezantuar dylbitë FUJINON me performancë të jashtëzakonshme: TECHNO-STABI TS12x28 ka një stabilizues imazhi që të mund të përdoret pa stativ duke realizuar një zmadhim të lartë

Kur prespozohet se dylbitë normale mbahen me dorë, objektet e largëta mund të duken të turbullta dhe me dridhje. Kjo gjë është shpërqëndruese sidomos kur punoni me zmadhime të larta dhe pamje të errëta. Stabilizuesi i imazhit TS12x28 siguron imazhe të qëndrueshme edhe në zmadhim 12x. Korrigjimi i dridhjeve punon pikërisht në një interval këndor prej ± 3 °. Kjo e bën shumë të mundshëm vëzhgimin e automjeteve lëvizëse ose anijeve.

Për më tepër, TS12x28 ka një intensitet të jashtëzakonshëm drite, i cili gjithashtu prodhon imazhe të mprehta dhe kontrast të lartë për vëzhgimet astronomike. Kjo arrihet përmes optikave shumëfunksionale dhe prizmave të veshura me faza. Fokusi rregullohet me anë të një rrote qëndrore fokusi, e cila mund të ndryshohet me një gisht.

Në sajë të shtresës plastike kompakte dhe të përforcuar, dylbitë janë të lehta si peshë, të lehta për t'u përdorur, të qëndrueshme dhe rrezistente ndaj ujit. Konsumi i energjisë është aq i ulët sa një bateri zgjat deri në 12 orë. Modaliteti i kursimit të energjisë gjithashtu e çaktivizon pajisjen automatikisht pas 10 minutash. Prandaj, TS12x28 rekomandohet për vëzhgime shumë të gjata.

Zonat e aplikimit janë të pakufizuara, për shembull në sport, në natyrë, në koncerte apo në det të hapur.

 

Link-e:

Për produktin: https://www.fujifilm.eu/eu/products/optical-devices/binoculars/techno-stabi-series#techno-stabi-ts12x28

Video: https://www.youtube.com/watch?v=yjLw2m8_HAQ

Kontakt:

FUJIFILM Optical Devices Europe GmbH
Fujistraße 1
47533 Kleve

Phone: +49 2821 / 7115 400
E-mail: bino_eu(at)fujifilm(dot)com
www.fujifilm.eu/fujinon

Topics:
  • Optical Devices