Shqipëri

ECR 2016: Fujifilm prezanton disa teknologji përpunimi imazhi të projektuara për të përmirësuar rezultatet e diagnostikimeve

01.03.2016

Sistemet Mjekësore FUJIFILM Europe prezantuan disa teknologji të reja si dhe të përmirësuara për përpunimin e imazheve në Kongresin e 22-të Europian të Radiologjisë në Vjenë më 2-6 Mars. U shaq versioni i update-uar i teknologjisë Virtual Grid, i cili për herë të parë zgjeron përdorimin e kësaj teknologjie inovative që simulon grid-in, përtej pulmoneve dhe abdomenit si dhe përmirëson cilësinë e imazheve pa grid për të gjitha pjesët e trupit në nivele të cilat mendoheshin të pamundura mëparë. Ky opsion i ri, i projektuar fillimisht për përdorim mobile, u prezantua përkrah ‘Dynamic Visualization II’, gjeneratës së re të përpunimit të imazhit nga Fujifilm. Kjo është një gjeneratë e re e cila është premtuese në përmirësimin e mëtejshëm të përpunimit të imazhit dhe shumë fleksibël midis paisjeve CR dhe DR.

Që në vitin kur u lançua për herë të parë për pulmon dhe abdomen, ajo është përdorur për të rritur cilësinë e imazhit në një gamë paisjesh mobile në të gjithë Europën. Duke ofruar një cilësi që ështe e krahasueshme me atë të grid-it, por me një dozë 50% më të reduktuar. Virtual Grid ofron kontrast të përmirësuar në imazhe por duke shmangur rrjedhën e punës apo kompromisin me dozën që bëhet kur përdoret grid-i fizik. “Megjithëse përdorimi i teknologjisë virtual grid për pjësë të tjera trupi përvec pulmonit, është akoma në hapat e saja të para, ne shohim një potencial të madh që kjo teknologji e re të thjeshtojë imazherinë e lëvizëshme në të gjithë botën” tha Susan Crennan, Menaxhere produktesh DR, Fujifilm Europe Gmbh. “Përdorimi i grid-it tradicional për imazherinë e lëvizëshme ka qënë gjithmonë e ngarkuar me vështirësi për shkak të riskut të mbivendosjes së gabuar që i bën imazhet e papërdorshme. Me anë të virtual grid ne e ndajmë proçesin e përftimit të imazhit nga proçesi i heqjes së zhurmave në imazh, duke përmirësuar kshu qartësinë dhe kontrastin e imazheve pa bërë kompromis me pozicionimin e pacientit, madje duke lejuar qe përdoruesi të ndryshojë raportin ‘Grid’ që aplikohet mbi imazh”.

Ndërkohë që Virtual Grid është tërësisht i përqëndruar në përmirësimin e rrjedhës së punës për imazherinë e lëvizëshme, Dynamic Visualization II ka potencialin për të përmirësuar fleksibilitetin e përpunimit të imazhit në instalimet CR dhe ato DR. I paraqitur si një produkt në punim e sipër dhe si përfaqësues i gjeneratës së re të teknologjisë së përpunimit të imazhit, Dynamic Visualization II do përfshijë metoda të reja machine-learning për të përmirësuar stabilitetin e imazhit dhe të cilësisë, pavarësisht pozicionimit të pacientit. Sëbashku me teknologjitë e dedikuara të përpunimit për heqjen e zhurmave , tomosintezës dhe balancimit të energjisë, këto zhvillime të reja kanë si qëllim fortifikimin e pozicionit tashmë të fituar të Fujifilm si lider në cilësinë e imazhit dhe për të demonstruar devotshmërinë e kompanisë për të përmirësuar rezultatet në imazherinë me rreze X.


Stenda e Fujifilm ndodhet në Austria Center Vienna, Expo X3, Booth Nr. 209

Topics:
  • Medical Systems