Shqipëri

ECR 2016: Fujifilm prezanton të reja në linjën e Paneleve DR të vlerësuara me çmim të parë

01.03.2016

Sistemet Mjekësore FUJIFILM Europe do prezantojnë në Kongresin e 22-të të Radiologjisë në Vjenë, në datat 2-6 Mars, linjën e Paneleve DR të cilat janë vlerësuar me disa çmime. Duke pasuar vitin e suksesshëm 2015, në të cilin gjenerata e re e paneleve DR, FDR D-EVOII, u vlerësua me cmimet Red Dot dhe iF Design Award; tanimë FUJIFILM po planifikon të lançojë të parin panel të gjatë në botë, FDR D-EVO GL.

Të projektuara për të përftuar radiografi të gjata për skoliozë, si dhe ekzaminime gjatësore të këmbëve me një ekspozim të vetëm dhe të shpejtë, me një fushë shikimi prej 43 x 125cm, FDR D-EVO kursen kohë dhe përmirëson efiçencen dhe cilësinë e imazhit për ekzaminimet vertikale gjatësore. Sistemet DR konvencionale kërkojnë disa ekspozime, duke rritur kshu kohën e ekspozimit si dhe shanset që pacienti të lëvizë gjatë ekspozimeve. FDR D-EVO GL mundëson përftimin e informacionit me gjatësi të plotë me anë të një ekspozimi të vetëm, duke minimizuar shanset e lëvizjes së pacientit gjatë ekspozimit, si dhe duke prodhuar imazhe të qarta dhe të mprehta me dozë të ulet.

“Imazhet DR long view deri me sot kanë qënë subjekt i një risku të madh të lëvizjes së pacientit në krahasim me ekzaminimet CR ekuivalente për shkak të faktit që ky i fundit konsistonte në ekspozime të veçuara dhe të shumta”, tha Hidetoshi Izawa, Menaxher Marketingu për Europën, FUJIFILM Europe GmbH. “Duke kthyer ekzaminimin long view në një ekspozim të vetëm, FDR D-EVOGL redukton riskun e lëvizjes për pacientët e pediatrisë dhe gjeriartisë duke u ofruar benefitet e dozës së ulët dhe cilësisë së imazhit të cilat janë karakteristikë e teknologjisë DR”.

Gama e paneleve FUJIFILM DR ka qënë që mëparë shume e gjërë, me shërbime të cilat varionin nga FDR D-EVO original me përmasën e një kasete, deri në fituesin e një sërë çmimeve FDR-D-EVOII si dhe D-EVO Advanced me performancë të lartë që suporton Tomosintezën dhe ES (Energy Subtraction). Bashke me këto, FDR-D-EVOGL shton një shtresë të re fleksibiliteti për të mbuluar më mirë larmishmërinë e nevojave që ekzistojnë sot në departamentet imazherike. Gjithashtu, ajo demonstron devotshmërinë e FUJIFILM për të përmirësuar rrjedhën e punës në ekzaminimet X-ray, si dhe cilësinë e imazheve në të gjitha fushat e shëndetësisë.

Stenda e Fujifilm ndodhet në Austria Center Vienna, Expo X3, Booth Nr. 209.

Topics:
  • Medical Systems