Shqipëri

Fujifilm Amulet shënon të tjera suksese në tregun e mamografisë dixhitale

01.03.2016

FUJIFILM Europe prezanton të tjera arritje në fushën e shëndetit të gruas, duke u rikonfirmuar si një nga kompanitë më inovative në tregun e paisjeve mjekësore. Në muajt e fundit, Fujifilm ka kompletuar instalimin e 1000-të të sistemit mamografik të saj më të fundit dixhital, FDR Amulet. Në të njëjtë kohë, sistemi më i fundit mamografik DR i kompanisë, Amulet i cili ofron edhe tomosintezën, është vlerësuar nga revista The New Economy si sistemi Mamografik Dixhital më i mirë i 2015-ës.

Në Kongresin e 22-të Europian të Radiologjisë në Vjenë nga 2-6 Mars, AMULET Innovality do prezantohet i pajisur me:

  • një opsion biopsie që do përdoret edhe me proçedurat stereotaktike dhe me tomosintezën. Ky funksionalitet ofron një aplikim të përmirësuar të tomosintezës në procedurat intervenuese të gjirit, duke tejkaluar limitet e stereo-targetimit në rastet kur kemi të bëjme me dëmtime të cilat nuk shihen me imazhe 2D.
  • një console operatori e një versioni të ri për AMULET Innovality, e cila përdor versionin 6-të të softwarit, për përdorim me funksionin e biopsisë tomosintezë si dhe i aftë për përpunim të avancuar si synthetic 2D si dhe ss (slice slabbing).
  • një paddle(kompresues i gjirit) i ri dhe i patentuar, i cili optimizon mëtej përdorimin e AMULET Innovality për gjinjtë e vegjël. Ky paddle i ri është projektuar për të maksimizuar thjeshtësine e pozicionimit të pacientëve si dhe komfortin e operatorit. Ky opsion i ri siguron që gjinjtë më të vegjël të menaxhohen lehtësisht duke përdorur një fushë të vogël shikimi, që ndihmon në optimizimn e zonës së ekspozimit dhe reduktimit të volumit të të dhënave.
  • një version i updateuar i Fit Sweet Paddle, një paddle adaptiv i zhvilluar për të reduktuar dhimbjen e pacientit gjatë kohës që mban të kompresuar gjirin gjatë ekspozimit.
  • një console e re e cila mund të përshtatet në lartësi nga operatori. Kjo zgjidhje e ofruar në mënyre lokale është projektuar për të ofruar ergonomi superiore si dhe të rrisë komfortin e operatorit me 4 lartësi të programueshme të tavolinës, të cilat realizohen me një buton të vetëm.


Në kongresin ECR 2016, Fujifilm do ofrojë seanca edukative të mundësuara nga Akademia e Imazherisë së Gjirit Fujifilm. Disa mentor me eksperiencë do udhëheqin pjesmarrësit me disa shembuj, të përzgjedhur dhe të prezantuar në dy nivele të ndryshme workshopesh edukative. Një seancë bazike do ofrojë informacion bazë për përftimin e imazheve tomosintezë të gjirit, si dhe rendësinë dhe impaktin e kësaj teknologjie në mamografinë diagnostikuese. Një seancë e avancuar do ofrojë informacion dhe prova klinike të aplikimit të protokolleve të ndryshme të përftimit të tomosintezave të ndryshme (me kënd të ngushtë dhe të gjërë, në rezolucione hapësinore të ndryshme) në mamografi, sipas nevojave. Gjithashtu do ofrohet informacion teknik si dhe do shfaqen raste klinike për krahasim në të dyja seancat.

Përmirësimet dhe opsionet e reja të përshkruara mësipër konfirmojnë devotshmerinë e Fujifilm në zhvillimin e produkteve të mamografisë dixhitale sipas provave të reja klinike dhe trendeve mjekësore.


Stenda e Fujifilm ndodhet në Austria Center Vienna, Expo X3, Booth Nr. 209.

Topics:
  • Medical Systems