This website uses cookies. By using the site you are agreeing to our Privacy Policy.

Shqipëri

FUJIFILM lançon shtesën më të fundit të Serisë X, e dizajnuar për të gjithë fotografët nga ata fillestarë në ata të avancuar, FUJIFILM X-T30 me tipare shumë të fuqishme

Të vendosësh standarte të reja në tregun e kamerave kompakte dhe të lehta në peshë për aparatet pa pasqyrë

14.02.2019

Koorporata FUJIFILM (me President: Kenji Sukeno) ka njoftuar se do të lançojë kamerën dixhitale FUJIFILM X-T30. Do të jetë shtesa e fundit në serinë X të kamerave, të njohura për cilësinë e tyre të shquar të imazhit, teknologjinë e riprodhimit të ngjyrave në pronësi të Fujifilm dhe trajtimin intuitiv me dial.

X-T30 është i pajisur me një mori funksionesh të reja, duke e bërë atë një shok të vogël por të fuqishëm për çdo fotograf. Ajo ofron performancë të shkëlqyer, duke shfrytëzuar sensorin e e gjeneratës së 4-t dhe procesorin, i cili gjithashtu përfshin rezolucion 26,1 megapiksel dhe AF të shpejtë me performancë të lartë. Përveç kësaj, pikat e fokusit të zbulimit tani janë në të gjithë kornizën (100%). Karakteristika të tjera të avancuara përfshijnë një Fokus të fuqishëm për të zhvendosur lehtë pikën e fokusimti, një panel të ri intuitiv touch-screen me një përgjigje të përmirësuar dhe një dizajn të përmirësuar të trupit që ka stabilitet mbajtës më të mirë për të siguruar shkrepje të rehatshme edhe me lente më të mëdha.

Algoritmi AF është përmirësuar nga ai që përdoret në FUJIFILM X-T3, I njohur për të ofruar performancë më të përparuar të ndjekjes së AF. Kjo përfshin saktësinë e zgjeruar në zbulimin e fytyrës/ syve dhe futjen e një funksioni të zgjedhjes së fytyrës për të siguruar fokus automatic prioritetar për një subjekt të zgjedhur.

Ky zhvillim i performancës së AF është i disponueshëm jo vetëm me foto, por edhe gjatë xhirimeve video. Stabiliteti i ekspozimit i përmirësuar gjatë AF-së fytyrës / syrit dhe njohjes së fytyrës në modalitetin AF-C (AF e vazhdueshme) shton lehtësimin e përdorimit. Vetë performanca e videos është përmirësuar, duke ofruar regjistrim audio me rezolucion të lartë dhe regjistrim video të qetë 4K / 30P.

Si rezultat i zhvillimeve të mësipërme, aparati I dedikohet një spektri më të gjerë të përdoruesve nga fotografët profesionistë tek ata fillestarë, duke qënë gjithmonë në gjëndje të ofrojnë fotografi cilësore me lehtësi, pavarësisht nga përvoja.

Tiparet kryesore të X-T30

 

1. Trupi kompakt dhe i lehtë i kamerës, i projektuar për rehati në përdorim të avancuar

  • Trupi kompakt dhe i lehtë i aparatit, që peshon vetëm 383g, është projektuar për stabilitet të lartë kur përdor aparatin. Përdorimi i Fokusit, duke zëvendësuar butonat e selektimit, lejon hapësirë shtesë të shkrepjes në pjesën e pasme duke dhënë më shumë mbështetje.
  • Monitori LCD i pasëm është më i hollë me 1.3mm dhe ofron një përgjigje të përmirësuar me ‘touch’. Leva e Fokusit plotëson duke arritur funksionimin më të shpejtë dhe më intuitiv të kamerës.
  • X-T30 është i disponueshëm në ngjyrën argjend, të zezë, dhe një ngjyrë të re, argjendi me qymyr druri. Aparati me ngjyrë argjendi qymyr do të prezantohet në muajin maj, dy muaj pas dy të tjerëve.

2. X-T30 ka sensor imazhi të gjeneratës së katërt, X Trans CMOS 4 dhe motor për përpunim imazhi, X Processor 4, duke ofruar performancë forografimi të njëjtë me atë të FUJIFILM X-T3

  • Pavarësisht trupit të tij kompakt dhe të lehtë, kamera ka rezolucion 26,1 megapiksel, një nga më të lartët në rangun e kamerave digjitale me sensor APS-C, si dhe performancë të jashtëzakonshme të zhurmës dhe riprodhit të shkëlqyeshëm të ngjyrave.
  • Ndjeshmëria më e ulët është ISO 160, e cila është e disponueshme vetëm si ISO e zgjeruar, tani është në dispozicion kur rregjistroni RAW.
  • Simulimet ekskluzive të filmit FUJIFILM tani përfshijnë modalitetin ETERNA. Ky aparat përfshin gjithashtu funksione të shumta që zgjerojnë aftësinë tuaj për të rregulluar fotot tuaja, të tilla si "përshtatjet monokromatike" të disponueshme për ACROS dhe Monochrome dhe efekti "Color Chrome" që prodhon ngjyra dhe gradacione më të thella.

3. Sistemi i ri i AF që është i lartë në kushtet e dritës së dobët dhe gjatë ndjekjes së subjekteve që lëvizin me shpejtësi

  • Numri i pikave të zbulimit në sensorin e imazhit X-Trans CMOS 4 është rritur në 2.16 milion, rreth 4 herë më shumë se modelet X-Trans CMOS 3. Fusha e zbulimit të fazës së sensor-it tani mbulon tërë kornizën (rreth 100%), duke bërë të mundur që të fokusohet shpejt dhe me saktësi në një subjekt kudo në kornizë.
  • Kufiri i dritës së ulët për zbulimin e fazës AF është zgjeruar nga + 0.5EV në -3EV, duke bërë të mundur që të fokusohet automatikisht në ndriçim shumë të dobët, siç janë natën ose nën dritën e zbehtë, drita të atilla si të qirinjve.
  • E kombinuar me X-T3, X-T30 ka performancën më të mirë të AF dhe funksionalitetin e çdo aparati të Serisë X, duke kombinuar përpunimin e shpejtë të imazhit me motorin X-Processor 4 dhe përmirësimin e algoritmit AF për të rritur saktësinë në zbulimin e fytyrës / syve. Funksioni i zgjedhjes së fytyrës është futur gjithashtu për të siguruar fokusim përparësie tek një person i zgjedhur kur janë zbuluar fytyra të shumëfishta brenda një kuadri.

 

Performanca e modalititetit “Advanced SR Auto” është përmirësuar në përputhje me përmirësimin e performancës AF të kamerës. Në këtë regjim, aparati zgjedh automatikisht cilësimet optimale të fotografimit për një skenë të caktuar nga 58 preset, kështu që mund të arrini cilësinë më të mirë të imazhit pa u shqetësuar për cilindo cilësim.

4. Funksionalitet i përmirësuar i videove

  • X-T30 ka më shumë funksione të avancuara 4K / 30P video, aftësi për të regjistruar audio me rezolucion të lartë pa kërkuar pajisje shtesë dhe funksionalitet për ndjekjen e syve gjatë regjistrimit të videos.
  • Të dhënat X-T30 në 6K (6240x3510) për të prodhuar cilësi mahnitëse në 4K (3810x2160). Kamera gjithashtu mbështet formatin DCI (17: 9), i cili jep një pamje më kinematike për videot tuaja.
  • • Modalitetet e Simulimit të Filmit mund të aplikohen jo vetëm përgjatë shkrepjeve, por edhe gjatë regjistrimit të videos, duke përfshirë edhe emulatorin e filmit "ETERNA".
  • • Videoja 4K / 30P mund të regjistrohet në 4: 2: 0 8bit në një kartë SD. Regjistrimi i F-log dhe 4: 2: 2 10bit përmes aftësive të portës HDMI do të thotë që kamera mund të regjistrojë video të përshtatshme edhe për videografët më seriozë.
Topics:
  • Digital Cameras
  • Consumer Products