This website uses cookies. By using the site you are agreeing to our Privacy Policy.

Shqipëri

Fujifilm në ECR 2016: Një linjë e rinovuar dhe më e fuqishme e produkteve Synapse

01.03.2016

FUJIFILM Europe do marrë pjesë në Kongresin Europian të Radiologjisë në Vjenë më 2-6 Mars, me ofertën më të fundit të linjës gjithëpërfshirëse të produkteve Synapse, e cila përfshin VNA, 3D si dhe opsionin mobile. Nën moton “Shkallëzueshmëri dhe Fleksibilitet – Eksploro Inovacionin”, kompania ofron një linjë të shkëlqyer produktesh të cilat bëjnë bashkë software-t dhe shërbimet më të mira të Synapse me ato të TeraMedica, divizion i Fujifilm, pioner në VNA.

Në stendën e Fujifilm do bëhet e mundur të provohen zgjidhjet më të fundit të informatikës mjekësore dhe menaxhimit të imazheve, të projektuara për të prodhuar kujdes më të mirë ndaj pacientit si dhe të maksimizojnë efiçencën operacionale të ndërmarrjeve mjekësore. “Ne jemi krenar tju demonstrojmë zgjidhjet gjithëpërfshirëse të Synapse”, komenton Pedro Mesquita, Zëvëndës President i Sistemeve Mjekësore Fujifilm Europe. “Me evoluimin e nevojave të kësaj industrie, ne kemi përmbledhur pritshmëritë specifike të kësaj industrie, duke u përgjigjur me një platformë menaxhimi imazhesh që do transformojë organizatat e shëndetësisë me rritjen e bashkëpunimit si dhe do optimizojë rrjedhen e punës në ndërtesat përkatëse”.

Në stendën e Fujifilm është gjithashtu e mundur që të testoni benefitet e sistemit Synapse, përfshirë lançimin e Synapse 5, si dhe të zbuloni produkte të gjeneratës së re, si psh VNA 6.0.

Synapse VNA nga FUJIFILM TeraMedica, lideri aktual në kategorinë KLAS për Arkivat VNA/Imazhe mundëson menaxhimin, shpërndarjen dhe studimin e imazheve DICOM dhe non-DICOM si dhe dokumentat standarte për cdo departament. Prezantohet edhe gjenerate e re e Synapse VNA version 6.0. Opsionet e reja përfshijnë një kontrollues cilësie, ndërfaqe përdoruesi si dhe gjenerim raportesh tërësisht të riprojektuara.

Synapse PACS, guri i themelit të linjës së shërbimeve të integruara Synapse, ofron një ndërfaqe të re përdoruesi me shpejtësi shumë të lartë në shfaqjen e imazheve, aftësi unike për shpërndarjen e imazheve në cloud, aftësi integrimi me prodhuesit e tjerë të radiologjisë si dhe EHR për të optimizuar procesin e punës.

Synapse 3D ofron instrumenta për studime dhe analiza të avancuara si dhe integron plotësisht Synapse PACS, duke eleminuar nevojën e aksesimit të opsioneve të avancuara diagnostikuese në një workstation të vecuar. Synapse 3d ofron gjithashtu opsionet image overlay, që radiologët të përdorin imazhe volumetrike për të gjeneruar modele 3d dhe analizë sasiore të organeve. Me listën e sinkronizuar të pacientëve, Synapse 3D është projektuar për të optimizuar proçesin dhe për të përmirësuar besueshmërinë në diagnostikim.

Synapse CWM (Clinical Workflow Manager) menaxhon në një mënyrë të thjeshtë, të gjitha proceset klinike në departamentet e Radiologjisë. Synapse CWM është një platformë RIS e qëndrueshme me potencial të lartë. CWS është më tepër se një RIS dhe është i aftë për tu përdorur si sistemi primar i një spitali. Zgjidhjet Multi-Site të adaptuara sipas realitetit lokal, ofrojnë mobilitet, fleksibilitet dhe opsione të shkëlqyera për menaxhimin e Institucioneve Shëndetësore. Gjithashtu, moduli BIS ofron kapacitete shumë të mira për menaxhimin e programeve kombëtare të ekzaminimit të gjinjve.

Synapse Mobility është një viewer që suporton VNA me opsione të plota si dhe shpërndarjen e imazheve cloud-based, që lejojnë operatorët të aksesojnë informacionin e pacientit në cdo kohë, në cdo vend dhe nga një varietet platformash ose duke përdorur një aplikacion mobile. Synapse Mobility ofron opsione të avancuara për studimet 3D në radiologji.

“Vizioni ynë është gjithpërfshirës, sepse ne e vendosim pacientin në qendër të qasjeve tona të avancuara” tha Pedro Mesquita. “Si rezultat, klientët tanë do arrijnë benefitë të konsiderueshme dhe të matshme, që maksimizojnë efiçencën e operimit dhe reduktojnë kostot”.


Stenda e Fujifilm ndodhet në Austria Center Vienna, Expo X3, Booth Nr. 209

Topics:
  • Medical Systems