This website uses cookies. By using the site you are agreeing to our Privacy Policy.

Shqipëri

Fujifilm prezanton një linjë produktesh më të zgjeruar për dhomat X-ray në ECR 2016

01.03.2016

Kongresi i 22-të Europian i Radiologjisë në Vjenë, do jetë dëshmitar i një game dhomash x-ray të reja dhe të përmirësuara të prezantuara nga Sistemet Mjekësore FUJIFILM Europe. Këto sisteme të reja do jenë të gjitha të disponueshme me një gamë panelesh DR nga Fujifilm, përfshirë FDR D-EVO II si fitues i disa çmimeve. Këto zgjidhje të ofruara plotësojnë spektrin e plotë të kërkesave diagnostikuese; që nga FDRSmart, i montuar në tokë për buxhetet e kufizuara, deri tek produkti FDR Visionary Suite me opsione për zgjidhje të avancuara imazherike përfshirë Tomosintezën dhe ES (Energy Subtraction).

I shfaqur për herë të parë në ECR, FDR Smart është x-ray i parë me montim në tokë nga Fujifilm. Sistemi është i projektuar për të plotësuar të gjithë gamën e kërkesave për x-ray-t me montim në tokë. Ai është i disponueshëm me disa lloje gjeneratorësh për tu përshtatur me cdolloj konfigurimi të energjisë, me UPS dhe me kapacitorë për zonat problematike në furnizimin me energji, si dhe gjeneratorët tradicional me linjë direkte dhe me fuqi të ndryshme sipas kërkesave. Kjo qasje e shkallëzueshme është zgjeruar me opsione si stativi i përkulshëm, grid-et dhe karikuesat e paneleve të inkorporuar (built-in), që mundësojnë konfigurimin e sistemit sipas kërkesave të një vendi specifik.

Ky fleksibilitet në përdorim është prezent edhe në sistemet me montim në tavan që ofrohen nga Fujifilm, si FDR Visionary Suite. Kur sistemi është i konfiguruar me panelet e DR Fujifilm si FDR D-EVO Advanced, është e mundur që të realizohen procedura imazherike të avancuara si psh Tomosinteza dhe EC (Energy Subtraction), duke shtuar informacione të tjera për imazhin. Ky panel i avancuar është gjithashtu portabël, duke ofruar fleksibilitetin e realizimit të ekzaminimeve bed-based (pra në shtratin e pacientit) brenda dhomës x-ray por pa nevojën e paneleve të tjerë DR. Paneli origjinal i Fujifilm, FDR D-EVO dhe paneli i gjeneratës së re FDR D-EVO II, do bëhen të disponueshëm për zonat ku portabiliteti ështe prioritet dhe aftësia për të përdorur këto panele për përdorime mobile ose në dhoma të tjera x-ray shton një shtresë fleksibiliteti për klinikat që duan të maksimizojnë investimet e tyre.

Këto zgjidhje të larmishme janë prova dëshmojnë devotshmërinë e vazhdueshme të Fujifilm për të përmirësuar rrjedhën e punës dhe diagnostikimin në x-rayt e përgjithshme. Larmishmëria e paneleve DR dhe sistemeve X-Ray, është projektuar për të plotësuar nevojat e ndryshme të departamenteve të imazherisë diagnostikuese; duke ju ofruar mundësinë e zgjedhjes së sistemeve që përshaten më mirë me nevojat tuaja aktuale, por duke e ruajtur fleksibilitetin për tu zhvendosur në teknologjitë të reja që janë ne zhvillim.

Stenda e Fujifilm ndodhet në Austria Center Vienna, Expo X3, Booth Nr. 209.


* Lidhja e FDR D-EVOII me FDR Visionary Suite prezantohet si në punim e sipër për momentin.

Topics:
  • Medical Systems