Shqipëri

FUJIFILM VisualSonics Prezanton Standartin CE për Vevo® MD

Fujifilm është i pari ne treg me sisteme ultrasound me frekuenca ultra-high dhe me kapacitet rezolucioni imazhi të pakrahasueshëm

01.03.2016

FUJIFILM VisualSonics, lider botëror në sistemet ultrasound me frekuenca ultra-high dhe filial i FUJIFILM SonoSite Inc, prezanton standartin CE për Vevo® MD, sistemi i parë ultrasound në botë me UHF (Ultra High Frequency) për klinika. Me suksese të shumëfishta në kërkimet paraklinike gjatë dekadës së fundit, dita e sotme shënon një moment historik për FUJIFILM VisualSonics sepse e zgjeron atë në tregjet klinike

“Si lider i padiskutueshëm në sistemet imazherike me frekuenca ultra-high, FUJIFILM VisualSonics avancon fushën e ultrasound me lancimin e Vevo MD,” tha Masayuki Higuchi, president & CEO i FUJIFILM SonoSite Inc, “Ne jemi krenar që jemi të parët që sjellim në treg këtë inovacion emocionues, që është e sigurtë që do ketë impakt të lartë në komunitetin e imazherisë mjekësore duke zgjeruar njëkohësisht linjën e produkteve të FUJIFILM SonoSite”

Vevo MD është një sistem ultrasound unik, sepse operon me frekuenca shumë më të larta se çdo sistem ultrasound konvencional i disponueshëm aktualisht. Bashkë me sistemin Vevo MD, Fujifilm VisualSonics gjithashtu prezanton serinë e sondave UHF. Kjo teknologji e patentuar sondash është e aftë të operojë në një brez frekuencash deri ne 70 MHz, një rritje shume e madhe në rezolucion në krahasim me sistemet ultrasound konvencionale.

“Vevo MD mundëson që profesionistët mjekësore të shohin ato gjëra të cilat nuk i shihnin dot përpara – rezolucion i pakrahasueshëm imazhi deri në 30 mikrometra. Kjo është mëpak se përmasa e një kokrrize rëre”, tha Renaud Maloberti, zëvëndës president & menaxher i përgjithshëm i FUJIFILM VisualSonics. “Imagjinoni potencialin e madh të kësaj teknologjie në aplikime ende të paeksploruara për të vështruar dhe studiuar anatominë më të vogël por shumë të detajuar në një mënyrë që nuk është bërë mëparë.”

“Ne besojmë që kjo teknologji do luajë një rol në një gamë aplikimesh klinike, nga neonatologjia, vaskulare, muskoskeletuale, dermatologjia, ose pjesë të tjera të vogla që janë brenda 3cm të parë të trupit”, tha Andrew Needle, drejtor marketingu i FUJIFILM VisualSonics. “Ne gjithashtu dimë që ka fusha të reja dhe interesante që presin të zbulohen. Vevo MD na jep ne dhe përdoruesve tanë mundësinë që këto zbulime ti bëjmë bashkë.”

Vevo MD është tanimë komercialisht i disponueshëm me standartin CE në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian. Për mëtepër informacion dhe detaje kontakti, ju lutemi të vizitoni www.vevomd.com ose kontaktoni FUJIFILM VisualSonics në www.visualsonics.com.


Rreth Fujifilm

FUJFILM VisualSonics, Inc.,
është një lider global në sistemet imazherike ultrasound real time, vivo dhe ultra high frequency si dhe në sistemet imazherike fotoakustike. Me seli në Toronto, Kanada dhe me zyra gjithandej nëpër botë, FUJIFILM VisualSonics përfaqësohet globalisht nga një rrjet i integruar shitjesh. FUJIFILM VisualSonics njihet botërisht që ofron teknologjitë imazherike më moderne për avancimin e kërkimeve paraklinike sidomos në fushat kardiovaskulare, onkologji, neurobiologji dhe në biologjinë evolucionare. Me zgjerimin e linjës së produkteve, duke përfshirë një produkt të ri klinik, FUJIFILM VisualSonic zgjeron gamën e teknologjive imazherike në tregjet klinike dhe paraklinike. FUJIFILM VisualSonics është filial i FUJIFILM SonoSite Inc, si dhe pjesë e korporatës FUJIFILM Holdings. Për mëtepër informacion, ju lutemi vizitoni: www.visualsonics.com.

FUJIFILM SonoSite, Inc. është novatori dhe lideri botëror në ultrasoundet point-of-care dhe të lëvizëshme, si dhe lider në industrinë e teknologjisë micro-ultrasound me frekuenca ultra-high. Me seli afër Seattle, kompania përfaqësohet nga 26 nëndegë dhe një rrjet global shpërndarjeje në mbi 100 shtete. Sistemet portabël dhe kompakte të SonoSite po zgjerojnë përdorueshmërinë e ultrasound-eve përgjatë spektrit klinik duke sjellë performancë të lartë në mënyrë kosto-efektive tek pacienti. Për më tepër informacion, vizitoni: www.sonosite.com .

FUJIFILM Holdings Corporation Japoni, sjell inovacion të vazhdueshëm dhe produkte super moderne në një spektër të gjërë industrish, përfshirë: shëndetësinë me paisjet mjekësore, farmakologjinë dhe kozmetikën, sistemet grafike, materialet me funksionalitete të shumta si ekranet me panel të sheshtë, paisjet optike si lentet për rregjistrime dhe kinema, imazherinë dixhitale, si dhe produktet për dokumenta. Këto bazohen në një linjë të gjërë teknologjish software dhe produktesh si ato kimike, mekanike, optike, elektronike etj. Në fundin e vitit 31 Mars 2015, kompania kishte të ardhura globale prej 20.8 bilion $, me një këmbim valutor prej 120 jen për dollar. Fujifilm është i përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit si dhe në përgjegjësinë sociale. Për më tepër informacion, ju lutemi vizitoni: www.fujifilmholdings.com .

Topics:
  • Medical Systems