Shqipëri

Nderim i trefishtë nga çmimet TIPA Awards 2016 për aparatet dixhital Fujifilm X-Pro2 dhe X-T10 si dhe Lente XF100-400mm.

Aparatet dixhital FUJIFILM X-Pro2 dhe X-T10 dhe lentja FUJINON XF100-400mmF4.5-5.6 R LM OIS WR, nderohen me çmime në kategorinë e tyre TIPA Awards 2016

18.04.2016

FUJIFILM Corporation (President: Shigehiro Kakarima) me kënaqësi ju njofton se 3 (tre) nga produktet e saj morën çmimin TIPA Awards 2016. Njohur gjerësisht si çmimi i lakmuar në gjithë botën për kategorinë foto dhe imazh, aparatet dixhital FUJIFILM X-Pro2 (mirrorless) e X-T10 (mirrorless) dhe lente FUJINON XF100-400mmF4.5-5.6 R LM OIS ËR ishin fituesit në kategoritë e Best Mirrorless CSC Expert, Best Mirrorless CSC Entry Level dhe Best CSC Telephoto Zoom Lens përkatësisht në Technical Image Press Association awards (TIPA)*.

Aparatet dixhital Fujifilm seria X kanë triumfuar vazhdimisht në TIPA 6 vjet me radhë, duke filluar me “FUJIFILM X100”' në 2011, të dy “FUJIFILM X-Pro1” dhe “FUJIFILM X-S1” fituan çmimin në 2012, nderim i trefishtë në 2013 për “FUJIFILM X-E1”, “FUJIFILM X20” dhe “FUJINON XF14mm F2.8 R”, nderim i dyfishtë në 2014 për “FUJIFILM X-T1” dhe “FUJINON XF10-24mm F4 R OIS”, dhe nderim i trefishtë në 2015 për “FUJIFILM X100T”, “FUJIFILM X30” dhe “FUJINON XF16-55mmF2.8 R LM WR”.

1. Çmimi TIPA BEST MIRRORLESS CSC EXPERT Award - Për “FUJIFILM X-Pro2” Aparat Dixhital Mirrorless

Ky aparat i stiluar si një Rangefinder dallohet për Advanced Hybrid Multi Viewfinder që lejon përdoruesit menjëherë të kalojnë nga Viewfinder optike në elektronike. Aparati ka një sensor të ri 24.3MP X-Trans CMOS III bashkë me një procesor të ri X-Processor Pro për të dhënë ndjeshmëri ISO deri në 12800, që shtrihet në ISO 100 dhe 25,600/51,200. X-Pro2 ka një trup rezistent ndaj ujit dhe pluhurit me 61 pika të për ta izoluar nga këto. Aparati jep Full HD video 1080p në 60 fps me 36Mbps (bit rate) plus norma të ndryshme të tjera si inkuadrim për efekte speciale dhe pajtueshmërinë në standarde në mbarë botën. Për poza, Phase Detection AF dhe Predictive AF ndihmojnë për të pasur shkrepje të vazhdueshme deri në 8 fps.

2. Çmimi TIPA BEST MIRRORLESS CSC ENTRY LEVEL Award – Aparati Dixhital “FUJIFILM X-T10” Mirrorless

Me shumë nga karakteristikat e aparateve më të mirë të serisë X, X-T10 është një opsion i zbatueshëm për “hobi” dhe fotografët krijues që duan të jenë të përfshirë tek cilësia e lartë e imazhit duke e kombinuar me ofertat e gjerë të lenteve me një çmim të volitshëm. Aparati X-T10 ka sensor 16MP X-Trans CMOS II APS-C dhe Fujifilm EXR Processor II brenda një trupi të fortë me aliazh magnezi. Me ndjeshmëri ISO 200 deri 6400, që shtrihet në 100/51,200. I pajisur me OLED EVF (electronic view finder) me 2.36 milion dhe ekran që përkulet 3” LCD 920k. Ky aparat fotografik mund të regjistrojë video Full HD dhe është e ndërtuar me mikrofon stereo, plus lidhjes WiFi dhe opsionin për funksionimin e kontrollit nga larg nga një smartphone ose tabletë.

3. Çmimi TIPA BEST CSC TELEPHOTO ZOOM LENS Award - Lente “FUJINON XF100-400mmF4.5-5.6 R LM OIS WR” me sistemin X Mount

Me diametër 152-609mm ekuivalent në gjatësi fokale, kjo lente është ndërtuar me 21 elemente në 14 grupe dhe përfshin 5 lente ED dhe një lente Super ED. Lentja është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit; një shtresë fluorit është shtuar për mbrojtje të mëtejshme për ta mbrojtur kur përdoret në natyrë. FUJINON XF 100-400 është projektuar për të shkrepur duke e mbajtur në dorë me një Sistem Stabilizimi Imazhi me 5 kohë dhe dy motor linear për të realizuar AutoFocus AF të shpejtë. Ajo përmban hapje me 9-fletë dhe është në përputhje me Tele-konverterin XF1.4X TC WR.

Fujifilm do të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e produkteve të shkëlqyera dhe të shërbimeve që adresojnë nevojat e përdoruesve, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kulturës fotografike.

  • * TIPA (Technical Image Press Association) është një nga organizatat më të fuqishme dhe më me ndikim në industrinë fotografike në botë me anëtarësimin e 27 revistave (foto dhe imazhit) në 16 vende, në të pesë kontinentet. Çdo vit, ajo shqyrton produktet ne fushën e imazhit (fotografisë) të lëshuar në Evropë dhe jep çmime për produktin më të mirë në çdo kategori
Topics:
  • Digital Cameras