Shqipëri

“SYNAPSE VINCENT” sistemi për analizën e imazheve 3D nga Fujifilm fiton cmimin: “Red Dot Award” në kategorinë “Communication Design 2018”

Cmimi prestigjoz ndërkombëtar, që vlerëson projektimin dhe dizajnin superior, performancën dhe ekselencën e përdorimit

03.09.2018

FUJIFILM Corporation (President: Kenji Sukeno) është krenare të prezantojë që sistemi për analizën e imazheve 3D “SYNAPSE VINCENT”, ka fituar cmimin “Red Dot Award: Communication Design 2018” në programin e “Red Dot” për dizajinin më të mirë, të organizuar nga Design Zentrum Nordrhein Westfalen në Essen, Germany.

Çmimi Red Dot Design është një çmim ndërkombëtar prestigjioz i dizajnit, i lancuar në vitin 1955. Ky është një nga tre çmimet më prestigjioze të dizajnit në botë, së bashku me çmimin "iF design" të Gjermanisë dhe "IDEA" të Shteteve të Bashkuara. Çmimi, i përbërë nga Dizajni i Komunikimit, Dizajni i Produktit dhe Dizajni i Kategorive të Konceptimit, shtrihet tek produktet me përsosmëri dhe inovacion në projektim, funksionalitet, ergonomi, të qënurit ekologjik dhe të qëndrueshëm. Këtë vit, kategoria e Dizajnit të Komunikimit mori mbi 8,600 regjistrime nga 45 vende anembanë botës, të cilat u vlerësuan nga ekspertë të njohur të dizajnit ndërkombëtar.

Sistemi i analizës së imazhit 3D "SYNAPSE VINCENT", analizon imazhet mjekësore në 3D për të lehtësuar diagnostikimin dhe simulimin kirurgjik. Ky sistem është vlerësuar për teknologjine me precizionin të lartë për analizën e imazhit (segmentimi i automatizuar i organeve në imazhet e kompjuterizuara, që reflektohet në performancën e avancuar në përgatitjen e imazheve 3D me cilësi dhe qëndrueshmëri të lartë si dhe ndërfaqes grafike të përdoruesit, që siguron përdorim të shkëlqyer.

Në zhvillimin e të gjitha produkteve dhe shërbimeve të saj, Fujifilm jo vetëm që synon përsosmëri në funksionalitet dhe performancë, por gjithashtu angazhohet në zhvillimin e dizajnit që shfrytëzon në maksimum funksionalitetin. Përveç krijimit të dizajneve të mrekullueshme nga ana e jashtme, Fujifilm po punon për të krijuar vlera të reja të produktit duke zhvilluar dizajne që mundësojnë përdorimin dhe portabilitetin e thjeshtë dhe të rehatshëm.

Fujifilm është krenar që është fitues i cmimit “Red Dot Award: Communication Design 2018” nga një numër i madh aplikimesh nga e gjithë bota, si dhe do vazhdojë përpjekjet për zhvillimin e produkteve të përsosura.

<Fitues i “Red Dot Award: Communication Design 2018”>


  • *Ndërfaqja e cila tregon disa nga veprimet kompjuterike

<Produkti Fitues>

Sistemi për analizën e imazheve mjekësore 3D “SYNAPSE VINCENT”
SYNAPSE VINCENT është një sistemis për analizën e imazheve mjekësore 3D që përdor teknologjinë e Fujifilm për njohjen dhe përpunimin e imazhit në ndërtimin dhe analizimin e imazheve 3D me precision të lartë, të kompiluara nga imazhet tomografike të CT dhe MRI. Ajo ofron vizualizimin 3D te imazheve mjekësore dhe ka aplikime ne diagnostikimin e bazuar në imazhe si dhe në simulimin e kirurgjisë. Kërkesa për këtë sistem po rritet vit pas viti. Ky lloj sistemi përdoret edhe për të përcaktuar rrugën e trajtimit të cdo pacienti, prandaj ka nevojë për precision të lartë në funksionet analizuese.

SYNAPSE VINCENT realizon segmentimin e organeve dhe të enëve të gjakut në mënyrë automatike nga imazhet e tomografisë së kompjuterizuar, me precision të lartë duke kontribuar në përmirësimin e precizionit të observimit të zonave të prekura nga semundja. Ky sistem ofron përdorueshmëri të thjeshtuar që nuk ka nevojë për teknika të ndërlikuara. Ai ofron imazhe analize të një cilësie të lartë dhe të qëndrushme në vijën e parë të zhvillimeveëve dhe në mbështetjen e punës së tyre për interpretimin e radiogramave.

Për pyetje mbi informacionin e dhënë në këtë deklaratë për shtyp, kontakoni:

Media Contact:
FUJIFILM Corporation Corporate Communications Division
TEL: +81-3-6271-2000p

Topics:
  • Medical Systems