Shqipëri

Synapse VNA nga Fujifilm prezanton opsionin e ndërveprueshmërisë me produkte të prodhuesve të tjerë, bazuar në standartizim, në Connectathon-ën Europiane IHE

16.04.2016

Fujifilm prezantoi me sukses opsionin për ndërveprueshmëri të bazuar në standartizim nëpërmjet VNA-së (Arkivi Neutral dhe i pavarur nga Prodhuesit e produkteve) në Connectathon-ën Europiane IHE, me 11-15 Prill 2016 në Bochum, Gjermani. Fujifilm Synapse VNA® 6.0, si zgjidhja më moderne informatikës mjekësore për menaxhimin e imazheve, po siguron rritje të konsiderueshme në tregun global të VNA-ve, sidomos në Europë.
Eventi vjetor Connectathon, ofroi një forum ideal për Synapse VNA duke mundësuar vlerësimin e kapaciteteve integruese dhe ndërvepruese me sisteme të prodhuesve të tjerë në rajonin e Europës.

“Connectathon tërheq lider në botën e IT, autoritete shëndetësore, politikbërës si dhe grupe të tjera interesi në komunitetin Europian, të cilët janë të interesuar në paisje dhe shërbime të cilat ofrojnë kompatibilitet dhe ndërveprueshmëri mes produkteve të prodhuesve të ndryshëm”, theksoi Nathan Gurgel, drejtor i IT Marketingut në TeraMedica, divizion i Sistemeve Mjekësore FUJIFILM U.S.A.
“Si prodhues të VNA-së së parë, Fujifilm u tregua i gatshëm të testonte kapacitetin dhe fuqinë e zgjidhjes që ofronte në një ambient rigoroz dhe të strukturuar”.

Si lider në ndërveprueshmëri dhe kompatibilitet si dhe në teknologjitë VNA, Fujifilm vazhdoi të demonstronte ekspertizën teknologjike, duke demnostruar rreth 20 profile IHE dhe duke u lidhur me dhjetëra sisteme të tjera IT mjekësore në Connectathon. Mbi 55 teste të suksesshme u përfunduan gjate eventit 1-javor. Testimet në Connectathon përfshinin kapacitetet XDS dhe XDS-I si dhe profilin IHE IOCM (Imaging Object Change Management). IOCM ofron kapacitete të bazuara në standartizim për sinkronizim automatik të dhënash midis Synapse VNA dhe sistemeve të ndërlidhura si psh PACS. Kjo thjeshton ngritjen dhe mirëmbajtjen e Synapse VNA si dhe ofron reduktim të ndjeshëm të kostos.

Fujifilm Synapse VNA menaxhon të gjithë përmbajtjen imazherike të klinikës, DICOM si dhe non-DICOM, duke përdorur zgjidhjet më të shkallëzueshme me vetëm një memorie të disponueshme. I paisur me opsione të avancuara për menaxhimin e life-cycle, ai ofron mundësinë për të siguruar dhe aktivizuar kontrollin e të gjithë të dhënave imazherike të klinikës. Një zgjidhje e vërtetë e nivelit enterprise, Synapse VNA lejon përdoruesit që të lidhen me përmbajtjet imazherike nga klinika të specializuara, më shumë se cdo sistem tjetër. Ai gjithashtu ofron një viewer që mundëson një pamje unike, të përqëndruar rreth pacientit, përgjatë gjithë fazës së kujdesit shëndetësor.

Nëpërmjet zhvillimit të vazhdueshëm të standarteve si dhe testimit të integruar, Fujifilm demonstron angazhimin e vazhdueshëm të tij për një IT mjekësore të hapur dhe të ndërvepruese. Fujifilm do shfaqë Synapse VNA në takimin e rradhës vjetor të Shoqërisë së Informatikës Mjekësore (SIIM) 2016, në datat 29 Qershor-1 Korrik, në Portland, Oregon.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.FujifilmSynapseVNA.com

Topics:
  • Medical Systems